E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi Zbardhet nje nga pistat e vrasjes 40-vjecari ne dosjet e policise per trafik droge

Ne 2010-n 40-vjecari Spartak Spaho ka qene i shpallur ne kerkim per trafikim te lendeve narkotike

Eliminim per shkak te konkurrences ne tregun e droges eshte nje nga pistat e mundshme e zbardhur nga policia diten e djeshme mbi vrasjen e 40-vjecarit nga Fieri Spartak Spaho.Policia e Fierit ka zbardhur nje pjese te ngjarjes kriminale te mbremjes se kaluar ku u vra me arme zjarri 40-vjecari Spartak Spaho dhe mbeten te plagosur dy persona te tjere. Burimet zyrtare te policise deklaruan se viktima ishte kontigjent i botes se krimit. Ai ishte i skeduar ne dosjet e policise per trafikim te lendeve narkotike dhe eshte pikerisht aktiviteti i tij kriminal mbi te cilin jane ngritur pistat e hetimit - thane burimet policore. Sipas policise vrasja e 40-vjecarit mund te jete kryer pikerisht per shkak te trafikut te lendeve narkotike nga ndonje grup apo rival i tij ndersa dy te plagosurit kane qene kalimtare te rastit dhe nuk kane lidhje me viktimen. Ne 2010 40-vjecari Spartak Spaho ka qene i shpallur ne kerkim per trafikim te lendeve narkotike. Ne maj te 2011 prokuroria e Krimeve te Renda ka pushuar ceshtjen ndaj biznesmenit. Spaho eshte qelluar nga nje person i maskuar qe ka qene ne levizje me autoveture.

Vrasja

40-vjecari Spartak Spaho nga qytetii Fierit ka mbetur i vrare mbremjen e se enjtes nderkohe qe Leonard Tole dhe Dritan Yzeiraj kane mbetur te plagosur me arme zjarrine vendin e quajtur hotel Vjosa ne qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi rreth ores 1715 minuta ne rrugen Ramiz Aranitasi prane ish-hotel Vjoses ne Fier. Spartak Spaho eshte vrare nga nje bresheri automatiku nga persona ende te paidentifikuar. Deshmitare te ngjarjes thane se nje automjet me ngjyre te erret i eshte afruar biznesmenit teksa po kalonte ne ane te rruges dhe kane qelluar drejt tij me bresheri. 40-vjecari Spaho ka mbetur i vdekur ne vend pasi ka marre ne pjese te ndryshme te trupit 14 plumba. Nderkohe nga bresheria e armes qe mendohet te jete tip Kallashnikov jane plagosur edhe 2 persona te tjere. Te plagosurit po ecnin prane viktimes ne momentin e atentatit. Leonard Tole nga Fieri dhe Dritan Yzeiri perkatesisht 26 dhe 41 vjec kane marre plumba ne krah. Ata jane derguar menjehere ne spitalin e qytetit dhe jane jashte rrezikut per jeten. Paniku u shtua kur pas ekzekutimit te 40-vjecarit u njoftua dhe plagosja e 2 kalimtareve qe ishin prane tij. Policia ka bere me dije se viktima eshte nje biznesmen i njohur ne qytetin e Fierit. Burime te para nga te njohur te viktimes thone se Spahoja ishte ndertues dhe ne vendin ku u vra po ndertohej nje objekt shumekatesh. Mesohet se Spahoja ne kete sipermarrje ishte ortak me nje biznesmen tjeter.

Hetimet

Pas mbledhjes se provave te para ne vendngjarje dhe pasi ka marre deshmite e disa deshmitareve ne vendngjarje ne momentin e krimit policia e qytetit te fierit ka hapur dy pista hetimi per vrasjen. Sipas bluve te ketij qyteti pista e pare eshte nje konflikt i mundshem pronesie per truallin ku biznesmeni i ndertimit po ndertonte nje pallat te ri. Nderkohe nje piste e dyte eshte dhe dosja e tij per precedente penal. Sipas policise nga verifikimet rezulton se 40-vjecari Spaho eshte person me precedente te meparshem penal. Ai ka qene i shpallur ne kerkim per trafik te lendeve narkotike. Burime nga policia bejne me dije se sipas hetimeve 40-vjecari mund te jete eliminuar nga ndonje bande tjeter e trafikanteve te droges per konflikte konkurrence ne treg. Spaho u ekzekutua nga nje person i maskuar i cili zbrazi nje bresheri automatiku ne ikje e siper. Autori ende nuk eshte identifikuar nderkohe qe hetimet vazhdojne deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›