E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, dëshmi të reja në seancën e sotme

TIRANë- Ka dëshmuar sot në procesin e rradhës të bandës së Durrësit një ish inspektor policie në Durrës. Albert Strati gjatë seancës ka dëshmuar se rreth 2001 ka kontaktuar me një vajzë me emrin Genta Jaho e cila kërkonte të bënte kallëzim penal ndaj dy shtetasve Klodian Saliu i vrarë në 2005, si kapo i bandës së Durrësit dhe ndaj Indrid Taullahut, i cili aktualisht është i pandehur në këtë proces.

Vajza sipas inspektorit dyshonte se motra e saj ishte marrë peng nga anëtarë të bandës. Por më vonë sipas inspektorit, vajza është tërhequr dhe nuk ka bërë denoncim. Por inspektori kishte thënë në prokurori pak kohë më parë se vajza me emrin Genta Jaho i kishte thënë këtij të fundit se dyshonte se e motra e saj ishte vrarë nga grupi i Spitallës dyshime që nuk u vërtetuan kurrë. Sipas dëshmisë parardhëse e motra e Genta Jahos ishte vrarë pasi kishte nxjerrë në pritë Marsel Sotirin. Mbi të pandehurit e të ashtëquajturës banda e Durrësit rëndojnë akuzat për 8 vrasje të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe disa tentativa vrasjeje apo atentate.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›