E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Librazhd, lëkundet Elbasani e Tirana

TIRANE– Mesditën e sotme rreth orës 14:50, Institutit Sizmiologjik ka regjistruar lëkundje tërmeti deri në 4-5 ballë të shkallës rihter , me epiqendër fshatin Kuturman të Librazhdit. Sipas Institutit, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Elbasan e Tiranë.

Epiqendra e fenomenit sizmik, fshati Kuturman i Librazhdit, ndodhet rreth 15 kilometra nga Elbasani. Po sot, mësohet se është ndjerë një tjetër tërmet në Gllave të Tepelenës në orën 14:15.

Nga të dhënat e deritanishme nuk ka dëmtime në objekte apo në njerëz si pasojë e tërmeteve. Fenomenet sizmike u kthyen në shqetësim vitin që shkoi pas disa rasteve në Dibër, Elbasan, Durrës e Kavajë. Tërmeti i ndodhur në Dibër shkaktoi dëmtimin e qindra banesave duke lënë banorët jashtë për javë e muaj me radhë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›