E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bunkerët, problem serioz në plazhin e Semanit

FIER- Edhe pse po bëhen përpjekje për pastrimin e plazhit të Semanit, sërish ndotja nga nafta dhe bunkerët në det janë dy problemet kryesore me të cilat po haset administrata vendore.

“Komuna ka disa ditë që ka filluar nga puna për pastrimin e zonës bregdetare. Problem mbetet gjithmonë ndotja nga nafta dhe bunkerët, për të cilët Ministria e Mbrojtjes na ka premtuar se këto 10 ditë do ti tërheqë.” thekson kreu i Komunës së Semanit, Sotir Zarka.

Afrimi i detit ka bërë që bunkerët të gjenden në det dhe të krijojnë gjithnjë shqetësim për pushuesit e shumtë nga qarku i Fierit dhe Beratit. Prania e tyre në ujë ka shkaktuar jo pak aksidente dhe në vitet e kaluara.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›