Imami: Të evidentohen zonat e rrezikuara nga përmbytjet
Duhet të nxirret mësim nga përmbytja në Shkodër dhe të evidentohen të gjitha zonat që janë të rrezikuara nga përmbytjet. Kështu ka deklaruar në një konferencë shkencore të organizuar në akademinë e Mbrojtjes, ministri I Mbrojtjes Arben Imami, me temë "Planifikimi dhe menaxhimi i emergjencave civile në Shqipëri si dhe roli i Forcave të Armatosura". Sipas tij duhet pasur një protokoll i qartë për emergjencat si dhe për terrorizimin.
Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm përveç ushtarakëve edhe përfaqësues nga shoqëria civile ku është diskutuar për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe evidentimin e zonave të prekura prej tyre.