Mirditë, rrëshitjet e dheut, banorët jetojnë në shtëpitë e shkatërruara
MIRDITE- Ka dy muaj që për shkak të fenomenit të rrëshqitjeve të dheut janë dëmtuar disa shtëpi në Shëngjin të Fanit të Mirditës , por ende nuk është marrë asnjë masë për rrezikun që u kanoset banorëve të zonës.
Në shtëpitë e rrënuara nga rrëshqitjet e tokës vazhdojnë të jetojnë të moshuar dhe fëmijë të vegjël.
“Banojmë në këtë banesë, shirat e fundit e kanë prishur më shumë, vecse nuk na ka qënë akoma brenda. Ne jemi dy pleq, kemi bërë kërkesë por askush nuk na ka ndihmuar.” shprehen banorët.
Të moshuarit jetojnë me ankthin e shembjes së shtëpisë dhe askush nga administrata e komunës nuk është interesuar për to.
(e.n/News24/BalkanWeb)