E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo takon ministren kosovare Edita Tahiri, bashkëpunim dypalësh

TIRANË- Ministri Pollo ka takuar sot Ministren e Administratës Publike të Kosovës Znj. Edita Tahiri. Dy ministrat ranë dakord ndër të tjera se zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është mënyra më e mirë për zhvillimin ekonomik, kapërcimin e prapambetjes dhe qeverisjen e mirë dhe transparente.

Ministrja Tahiri nga ana e saj informoi Ministrin Pollo mbi reformat e rëndësishme që do të ndërmarrë dikasteri që ajo drejton si: Projekti Qeverisja Elektronike apo e-government, reforma në Administratën Publike të Kosovës, si dhe regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces që edhe Kosova do ta ndërmarrë në vitin 2011.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›