“Banda e Durrësit” dëshmon pengu i torturuar
TIRANË-Sot në Gjykatën e Krimeve të rënda ka vijuar seanca e rradhes ndaj Bandes së Lushnjes, me dëshminë e një shtetasi të quajtur Adem Arapi. Dëshmitari Arapi, deklaroi para trupit gjykues se është torturuar nga anëtarë të bandës së Lushnjes. Arapi tha se është marrë peng në 1997 nga dy anëtarë të bandës Arben Borici dhe Ilir Sterku dhe është torturuar në mënyrë cnjerzore. E kanë futur në një garazh, që dyshohet se është i kreut të bandës Aldo Bare dhe i është bërë presion të tregonte vendodhjen e një prej anëtarëve të bandës Gramoz Selmani i cili njihet si kundërshtar i Aldo Bares. Arapi ka dëshmuar se si pasojë e dhunës ka përfunduar pa ndjenja në spital. Banda e Lushnjes kryesuar nga Aldo Bare ka vepruar përgjatë viteve 1995-1997 dhe akuzohet për një sërë veprash penale si vrasje, pengmarrje, vendosje gjobash, vendosje eksplozivi, trafik droge dhe prostitucioni etj. Vetë Bare i arrestuar në Turqi është në pritje të esktradimit kurse një pjesë e mirë e anëtarëve të kësaj bande ndodhen në burgjet shqiptare.
(m.a/News24/BalkanWeb)