MASH: Studentët do të nisin fakultetet më 12 tetor
TIRANE-Auditorët e fakulteteve do të çelen për studentët më 12 tetor, sipas një udhëzimi të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Në kuadër të përgatitjeve për këtë vit akademik, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, u takua dje me 11 rektorët e të gjithë Institucioneve publike të Arsimit të Lartë.
Aktualisht në sekretaritë e fakulteteve po bëhen gati për të nisur nesër fazën e fundit të regjistrimeve të studentëve për këtë vit akademik.
(d.b/BalkanWeb)