Letra/Një ditë, pranë strukturave demokrate të Qytetit Studenti
Ate mbasdite, si e shtune qe ishte, vendosa te vete e te pi nje kafe, te lokali i Pellumb Shpates. Qe nga krijimi i Partise Demokratike e deri me sot, ne fillim shtepia dhe tani Klubi ka qene strehe e demokrateve. Nena e tij, rahmet paste, zonja Nazlie, me zemren e saj te madhe priti e percolli qindra demokrate. Shijoi fitore dhe humbje, po Ajo asnjehere nuk u lodh a u merzit, por edhe tani qe s’éshte më, tradita vazhdon! Ne kohen e fushates aty ishte qendra ku ne mblidheshim, akoma kam ne celular sms-te e deputetes Lejla Përnaska, ku si pike takimi linim klubin e Pellumb Shpatës.
U nisa! Edhe pse fushata ka mbaruar dhe fitorja na ka buzeqeshur edhe pse zyra e zones se PD me zotin Hamdi Mata eshte nonstop e hapur dhe per çdo problem shkojme atje, perseri mblidhemi te klubi.
Fituam, po s’duhet te flemë mbi dafina, probleme ka shumë! Ne verande tek-tuk shihet ndonje klient... Futem ne sallen e madhe. Aty ishin te gjithe, deputetja Lejla Pernaska, kryetari i PD se zones z.Avdi Mata, zv/Kryetari, z. Bujar Brovina, përgjegjësja e gruas zj. Adriana Dule... Ishin te gjithe kryetaret e seksioneve. Kjo eshte njesi shumë e madhe e Lagjes Nr. 2 dhe te gjithe demokrateve u del perpara nje pune teper e madhe. Sipas preferencave, secili kishte ne tavoline ate qe i pelqente dhe nga biseda ky takim u konkretizua në “kafe pune”.
Deputetja Lejla Pernaska, me buze ne gaz na drejtohet te gjithëve: “jemi Njesia me e madhe e Tiranes, prandaj çdo problem do funksionoje nga qendra ne baze. Na del perpara nje pune afatgjate, qe per zgjedhjet vendore te jemi me te konsoliduar dhe me objektiva te qarta. Te mos perseriten gabimet qe u shfaqën ne zgjedhjet parlamentare”.
Mbusheshe me optizem kur shikoje keta njerez qe, edhe pse fitimtare, donin ta persosnin fitoren, qe te mos í jepnin shkak opozites te mendonte per kontestime. Ata nder vete mund te zihen, po demokracia qe shpalos Partia Demokratike te jete si qielli pa re! Ky eshte edhe qellimi i takimit - rifillimi i punes! Zeri i qete i Avdi Mates na beri te perqendrojme veshtrimin tek ai. Avdi Mata eshte nga ata njerez qe tek Partia Demokratike ka gjetur mishërimin e idealeve te jetes se Tij. Avdine e njoh prej vitesh, demokrat i oreve te para! Si une e te tjere nuk e kemi degjuar nga goja e tij fjalen “une” edhe ne ato raste ku ka arritur standarde te larta ne organizimin e punes si partiake ashtu edhe shteterore, Ai çdo vlere do ta ndajë me miqte. Është prijes luftetar ne momentin e duhur dhe shpalos mençurine ne analizen qe i ben objektivave. Ne kete “kafe pune”, Ai kerkoi te bëhej nje analize e hollesishme e fushates, kerkoi te zbardheshin defektet per t’u korrigjuar per te ardhmen, kerkoi te shikoheshin me prioritet punesimi per ata qe punuan me perkushtim gjate fushates.
E me te vertete shume njerez te zones, qe nuk gezonin ndonje privilegj, por qe e ndjenin se i perkisnin te djathtes, votuan per Partinë Demokratike!
Prurjet e reja ne radhet e PD mbeten nje prioritet i rendesishem. Bujar Borovina, si drejtor i Qendres së Trajtimit te Studenteve Nr. 1 - edhe pse i suksesshem deri më tani – thotë se ka shume plane! Ai me stafin e vet ka bere nje pune kolosale per pritjen e studenteve. Tani me ardhjen e studenteve Z. Bujar ka menduar te organizoje nje Koncert te madh Festiv, keshtu studentet i pret krahehapur me kenge e valle dhe banoret e zones do te mblidhen te gjithe e do te ndjejne optimizmin e diteve qe po i presin.
Dhe biseda rridhte dhe çdo njeri shprehte mendimet e veta. Në bisedë spikaste deshira dhe optimizmi per te ardhmen! Pune e madhe na pret ... Le te punojme!