E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i shtetit, Ok rritjes se akcizës për disa mallra

Sot Komisionin i Ekonomise miratoi nen per nen pr/ligjin ku parashikohen ndryshime në nivelet e disa taksave ku bie në sy rritja e dukshme e nivelit të akcizave për disa mallra. Komisioni ka vendosur ndryshme edhe taksat vendore 

TIRANE-Një ditë pas miratimit në parim të ligjit për ndryshimet në buxhetin e shtetit në seancën plenare të Kuvendit, sot Komisionin parlamentar i Ekonomise miratoi nen per nen pr/ligjin duke bërë ndryshime të rëndësishme në nivelet e disa taksave ku bie në sy rritja e dukshme e nivelit të akcizave për mallra si kafe, pije alkolike duhan etj,
Për pijet alkoolike miratohet rritja e akcizës 30-40%. Për kafen akciza rritet me 50%. Rritje të ndjeshme do të ketë dhe akciza për duhanin e përllogaritur kjo në rritjen me dhjete lekë për paketë. Komisioni vendosi gjithashtu rritjen e cmimeve të makinerive për lojrat e fatit si dhe një ndryshim të rëndësishëm për rimbursimin e TVSH-së. Ky i fundit parashikon që nëse brenda 30 ditësh organet tatimore nuk rimbursojnë TVSH te bizneset atëherë këto te fundit nuk do të paguajnë taksat.
Komisioni ka vendosur ndryshme edhe në sistemin e taksave vendore. Për ndërtesat ne proces legalizimi vendoset taska e ndikimit në infrastrukturë e cila do të jetë sa 0.5% e vlerës se investimit.

(d.b/News24/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›