E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, edhe Berisha të dëshmojë

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot pretendimet e palës mbrojtëse të të pandehurve të"Bandës sëDurrësit", të cilët kërkuan që në proces të dëshmonin disa politikanë, mes tyre kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministri i Brendshem, Sokol Olldashi.

Pas rrëzimit të kësaj kërkese, avokatët thanë se gjyqi është i montuar politikisht. Atakërkonin të administronin një CD me fjalimet e krerëve të shtetit në parlament, ku janë përmendur emrat e të pandehurve.

Vendimi i togave të zeza bëri që disa nga të pandehurit e "Bandës së Durrësit",së bashku me avokatët e tyre mbrojtës, të braktisnin sallën e Gjykatës, që solli edhe dështimin e radhës të kësaj seance.Për seancën e radhës u la dëshmia e të penduarit Adriatik Coli.

Në këtë proces janë të pandehur janë 17 persona, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ndër të cilat edhe disa vrasje të ndodhura pas '97 në Durrës.

Sipas të dhënave të mbledhura nga prokuroria, "Banda e Durrësit", fillimisht drejtohej nga i pandehuri Lulzim Berisha, ndërsa me kalimin e kohës anëtarët e dyshuar të saj u përfshinë në konflikte me njëri tjetrin, duke lënë pas shumë episode kriminale, të cilat tashmë janë objekt shqyrtimi gjyqësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›