Banda e Durresit kerkon deshmitar Leonard Koken
Mbyllet per kete vit procesi gjyqesor per nje nga ceshtjet me te bujshme qe po gjykohen ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Banda e Durresit do te rifilloje gjykimin me 6 janar te vitit te ardhshem ndersa ne seancen e djeshme te pandehurit e Bandes se Durresit kerkojne Leonard Koken si deshmitar. Madje emri i tij ka kryesuar listen e deshmitareve te pales mbrojtese dhe me kete person eshte kerkuar nga te pandehurit dhe avokatet e tyre te fillohet me provat e mbrojtjes me 6 janar te vitit 2011. Kjo ka qene njera nga zhvillimet e seances se djeshme pasi me heret ne fillim te seances nga avokatet u kundershtuan disa nga provat e prokuroreve ndersa disa u quajten te pavlefshme. Me pas seanca u shty per te vijuar me 6 janar me shqyrtimin e provave te mbrojtjes konkretisht me pyetjen e deshmitareve. Pritet qe lista e deshmitareve te filloje me thirrjen e Leonard Kokes nderkohe qe nuk dihet nese ai do ti pergjigjet thirrjes se te pandehurve per tu paraqitur ne seance apo jo ne fillimvitin 2011.