E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi gjykata le ne burg pengun Pepa

Mashtroi me 250 mije euro Gjykata e Tiranes vendosi dje masen e sigurise Arrest me burg me afat 30 dite ndaj pengut Nazmi Pepa. Perpara gjykateses se gatshme Elbana Lluri i pandehuri Pepa 35 vjec lindur ne Diber dhe banues ne Domje Tirane nuk ka dhene asnje shpjegim para gjykates. Mbrojtesi i tij ka kerkuar nje mase sigurie me te bute. Prokurori i ceshtjes i ka bere me dije gjykates se ndaj Pepes jane depozituar disa kallezime penale ku e akuzojne ate per vepren penale te Vjedhjes me ane te mashtrimit. Sipas prokurorise i pandehuri akuzohet nga kallezuesit se i kane paguar Pepes nje shume prej 250 milione lekesh te reja. Ne dy kallezime Pepa akuzohet se u ka marre dy personave afersisht 250 milione leke te vjetra. Kallezuesit mesohet se kane qene biznesmene te vegjel qe kishin punuar me lokale dhe dyqane te ndryshme nje prej tyre ne Durres dhe tjetri ne Tirane. Nderkohe qe parate jane marre nga i arrestuari ne periudhen e viteve 2008-2010 gjate kohes qe ai ka pasur nje biznes te vogel te prodhimit te qeseve te plasmasit ne qytetin e Durresit. Nje nga kallezuesit e Pepes eshte Mensur Lita i cili e morri peng Pepen per nje ore me radhe duke i kerkuar atij qe ti kthente borxhin prej 30 mije euro te cilat ia kishte dhene ne dore ne vitin 2008 kohe ne te cilen i pandehuri i kishte kerkuar se do ta bente aksioner. Prokurori pas renditjes se fakteve kerkoi caktimin e mases se sigurise Arrest me burg me afat 30 dite mase kjo e vendosur me pas edhe nga gjykata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›