Trafikonte vajza si prostituta nis gjyqi per Perparim Kacin
Rekrutonte vajza te pambrojtura i shfrytezonte si prostituta ne lokalin e tij. Marreveshja mes te pandehurit dhe vajzave do te trafikoheshin drejt Kosoves dhe fitimet do te ndaheshin ne mes. Prokurori Eugen Beci ka lexuar dje para gjykates kerkesen per gjykim duke shpjeguar rrethanat e ngjarjes provat dhe deshmine e vajzave. I pandehuri Perparim Kaci akuzohet se rekrutonte femra shqiptare pa mbeshtetje dhe te ardhura nga zonat rurale i punesonte ne lokalin e tij ku i shfrytezonte si prostituta dhe me pas me ndihmen e nje mikut te tij kosovar me aktivitet ne Kosove i dergonte atje te punonin si prostituta. Mes tij dhe vajzave kishte nje marreveshje qe fitimet do ndaheshin ne mes. Njera nga vajzat perfundoi lokaleve te nates ne Kosove ku u shfrytezua si prostitute ndersa dy te tjera shpetuan fale vigjilences se policise sone kufitare. Dy vajzat kane mundur ti shpetojne trafikimit ne Kosove nderkohe qe ka qene e pamundur te parandalohej shfrytezimi i tyre si prostituta ne Tirane.