Tropoje vdesin nga flaket nene e bije

Ka qene nderhyrja e banoreve te fshatit qe kane bere te mundur shpetimin e 4 pjesetareve te tjere te familjes por pa mundur qe te shpetojne Bute Osmanajn dhe te bijen Zoje Osmanaj.
Nene e bije 92 dhe 60 vjece kane humbur jeten pas nje zjarri te shkaktuar pas nje shkendije elektrike ne shtepine e tyre ne Tropoje teksa ishin ne gjume. Lidhjet e vjetruara elektrike ose nje luhatje tensioni dyshohet se ka qene shkaku i fillimit te zjarrit i cili duke pasur lende te djegshme aty prane ka perfshire me pas gjithe shtepine.
Zjarri qe ka rene mbas mesit te nates ne nje banese ne fshatin Dege ne Tropoje ka shkaktuar 2 viktima. Kater persona te tjere te familjes Osmanaj arriten te shpetonin fale nderhyrjes se fqinjeve. Kesaj familjeje i kane humbur jeten dy pjesetare te saj te cilat ishin ne gjume ne momentin kur kane shperthyer flaket. Viktimat jane Bute Osmanaj 92 vjec dhe e bija e saj Zoje Osmanaj 60 vjec te cilat nuk kane arritur qe te dalin dot nga rrethimi i flakeve.
Mbremja
Ne shtepi mbremjen e se merkures kane qene gjithsej 6 anetare te kesaj familjeje 4 prej te cileve kane mundur qe te shpetojne duke marre vetem disa plage te lehta djegieje. Sipas burimeve zyrtare te policise lokale pohohet fakti se flaket e zjarrit perfshine rreth ores 0001 te se enjtes ne banesen e Man Osmanajt ne fshatin Dege te rrethit te Tropojes. Ka qene nderhyrja e banoreve te fshatit qe kane bere te mundur shpetimin e 4 prestareve te tjere te familjes. Me gjithe vullnetin per te hyre dhe per ti shpetuar Bute Osmanaj dhe te bijen Zoje Osmanaj ata nuk kane mundur qe te fitojne luften kunder flakeve te cilat tashme kishin perfshire te tere banesen dhe hyrja apo fikja e zjarrit dukej si nje mision i pamundur.
Zjarri
Per shkak te terrenit te ashper dhe te distances se larget zjarrfikesja e qytetit te Bajram Currit nuk ka mundur dot qe te arrije ne kohe per te bere te mundur fikjen e zjarrit. Policia pasi ka mberritur ne vendngjarje ka filluar edhe hetimet per rrethanat qe shkaktuan zjarrin qe u moren jeten nenes 92 vjece dhe vajzes se saj 60 vjece.
Sipas saj paraprakisht mendohet se shkaku ka qene nje shkendije elektrike dhe duke qene ne gjume asnje nga anetaret e familjes Osmanaj nuk kane vene re asgje. Sipas policise kane qene disa fqinj te paret qe pasi kane pare flaket ne banesen aty prane eshte vene ne ndihme te banoreve te asaj shtepie.