Turqia mbështet integrimin e Shqipërisë në NATO
Turqia jep mbështetjen për integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO.Ky është premtimi që i është dhënë kryeministrti Berisha nga homologu turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë punimeve të Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës. Gjatë takimit kryeministri Berisha falenderoi Erdogan për inkurajimin që ai dhe qeveria e tij u kanë bërë investitorëve turq për të ardhur në Shqipëri, duke evidentuar faktin se investitorët turq janë të njohur tashmë për suksesin e tyre në tregun shqiptar.Dy kryeministrat ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve po ecin me shpejtësi. Në këtë kontekst, ata u ndalën edhe në çështjen e gazsjellësit. Kryeministri Erdogan premtoi se ai dhe qeveria e tij do të përdorin të gjitha mundësitë që gazsjellësi të kalojë nëpër Shqipëri.