E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa-Fitxherald, Shqipëria në NATO në samitin e ardhshëm

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka pritur admiralin Mark Fitxherald, ku kanë diskutuar për reformat e bëra nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ministri Oketa është shprehur se edhe dy muaj na ndajnë nga anëtarësimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në NATO, me drejta të plota, në samitin e ardhshëm. "Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha misionte e saj paqeruajtëse", tha Oketa. Admirali Mark Fitxherald vlersuar pozitivisht reformat që ka bërë ushtria shqiptarë,duke shprehur kënaqesine që ka dhënë NATO në realizimin e këtyrë reformave.Admirali Fitxherald, ka falenderuar edhe kontributete që ka dhënë Shqipëria në misionet paqeruajtese si në Irak, Bosnje , Afganistan. Ai është shprehur se hyrja e Shqipërisë në NATO është vetëm fillimi i punës.Admirali Fitxherald, është shprehur se NATO është e shqetësuar për prezencën e municioneve të tepërta që janë në Shqipëri. "Jemi të interesuar që ti japim një zgjidhije këti problemi", tha Fitxherald, për këtë do të sjellim ndihemat e mundshme për të ndihmuar në proçesin e demontimit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›