E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i dënuari me 10 vjet burg

Tiranë- Ka qendruar në arrati për shumë vjet, për t’i fshehur drejtësisë që e kishte dënuar me 10 vjet burg për vrajse, por tashmë do të duhet të vuajë dënimin.

Burimet zyrtare të policisë kanë njoftuar ekstradimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Me një fluturim të posacëm, janë sjellë në shqipëri një numër shqiptarësh të deportuar, mes të cilëve edhe Eduart Alo, i kërkuar nga organet e drejtësisë shqiptare për veprën penale të vrasjes.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë, me vendimin nr.22, datë 14.09.2000, e ka dënuar shtetasin Eduart Alo, 36-vjeç, lindur në Kolonjë, me 10 vjet heqje lirie, për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje”- thanë të njëjtat burime.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në vitin 1999, në kohën kur ky shtetas ka qenë pronar i një lokali në fshatin Qafëzez, Kolonjë. Në datën 25 maj të vitit 1999, ai ka pasur një grindje në lokalin e tij me një klient të quajtur Festim Saliu. Kjo grindje ka përfunduar me goditje me grushta dhe duke thyer disa gota, por i kanë ndarë persona të tjerë.

“Shtetasi Festim Saliu donte të paguante dëmin e shkaktuar, por Eduarti nuk e ka lejuar duke e nxjerrë nga lokali. I revoltuar shtetasi Festim Saliu sapo del nga lokali, godet me gurë një automjet që ndodhej jashtë, si dhe qëllon me gurë në drejtim të lokalit”- thonë burimet policore, duke iu referuar ngjarjes.

Përballë një situate të tillë, shtetasi Eduart Alo ka dalë menjëherë nga lokali dhe me mjete të forta (dru) e godet në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Për këtë ngjarje ai u shpall në kërkim në vitin 2006, ndërkohë që gjykatat e dënoi me burg për vrajse me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›