Banda e Durrësit, pafajësinë e Dokles
Sot gjatë seancës gjyqësore për dënimin e antarëve të Bandës së Durrësit, mbrojtja kërkoi pafajësinë e Endrit Dolkes. Avokatët mbrojtës kërkuan lirimin nga të gjitha akuzat e prokurorisë për Doklen.
Seanca e ardhshme pritet të mbahet me 12 janar. Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për 4 anëtarë mes të cilëve dher Endrid Doklen si dhe për kreun e bandës, Lulzim Berishën.
16 të pandehurit e Bandës së Durrësit akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1998 deri në 2005, në qytetin e Durrësit.