E Diel, 1 Nëntor 2026

PS homazh në nderim të protestuesve të vrarë me 21 janar në bulevard

Partia Socialiste ka vendosur që me 21 janar në përkujtim të katër viktimave që humbën jetën në protestë e vitit të kaluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit të mbajë një homazh.

Kjo gjë është vendosur në takimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PS-së ku ishin të pranishëm kreu i partisë Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së.

Në protestën e 21 janarit të vitit 2011, humbën jetën Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.

Homazhet për katër protestuesit e vrarë do të korrespondojë pesë ditë pas vendimit të gjykatës ndaj Ilir Metës për video-përgjimin, gjë e cila ishte dhe një nga arsyet kryesore të protestës së opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›