“Banda e Durrësit”, shtyhet dhënia e pretencës

Shtyhet dhënia e pretencës për bandën e Durrësit. Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e prokurorëve të çështjes të cilët kërkuan dy ditë kohë deri në dhënien e pretencës.
Ndërkohë ditën e sotme Gjykata e krimeve të rënda është blinduar nga forca të shumta policie.
Forca të shumta të FNSH-së dhe të policisë së Tiranës rrethuan sot godinën e gjykatës gjatë seancës gjyqësor të bandës së Durrësit ku ishin të pranishëm në sallë edhe kreu i bandës Lul Berisha dhe i penduari i drejtësisë Adriatik Coli.
Në procesin e sotëm gjyqësor të bandës së Durrësit pritet te jepet pretenca e prokurorëve të çështjes ndaj 15 të akuzuarve. Ata akuzohen për një seri vrasjesh, rrëmbim personash, plagosje e krijim të organizatave kriminale e kryerje të krimeve të ndryshme në kuadër të kësaj organizate.