Thaci: Serbia të njohë Kosovën, më pas dialog politik
PRISHTINË- Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Ky është kushti themelor që kërkon kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, para se të pranohet të bisedohet për tema politike midis palëve, raporton Koha Ditore.
Ndërkohë sqarohet se ky kusht nuk është një traktat paqeje për tu nënshkruar midis Serbisë dhe Kosovës.
Prishtina dhe Beoogradi prej muajsh zhvillojnë bisedime në Bruksel për aspekte teknike. Ndërkohë javën e shkuar është folur për mundësinë e nisjes së një dialogu të karakterit politik.
Pro tij janë shprehur presidentja Atifete Jahjaga dhe Blerim Shala i AAK-së, ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi ka ndërruar qëndrimet brenda pak ditësh. Të shtunën ka thënë se pas dialogut teknik do të kalohet në atë politik, ndërkohë dje ka përjashtuar çdo mundësi të dialogut politik me Serbinë, para se ky ajo ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Vlerësimi i Thacit ka qenë se zgjidhja më e mirë do të ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, dhe që të dyja vendet të integrohen sa më shpejt në NATO dhe në Bashkim Evropian.
(e.m/BalkanWeb)