Vrasja në Shën Koll, identifikohet autori

Policia e Lezhës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së mbrëshme në fshatin Shën Koll.
Burime nga policia bëjnë me dije se është shpallur në kërkim 36-vjeçari Pëllumb Nika i cili dyshohet se vrau dje 43-vjeçarin Tonin Gjoni.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qendër të fshatit Shën Koll ku Nika dyshohet ka qëlluar me armë 43-vjeçarin Gjoni pas një grindje me këtë të fundit.
Pasi e ka qëlluar për vdekje 43-vjeçarin,Pëllumb Nika është larguar nga vendngjarja, ndërsa vijon të jetë ende në kërkim.