Banda e Durresit shtyhet pretenca

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu të enjten dhënien e pretencës për bandën kriminale të qytetit të Durrësit, e drejtuar dikur nga Lulzim Berisha.
Mësohet se prokurori i cështjes, Anton Martini kërkoi dy ditë kohë për hartimin e pretencës për grupin kriminal.
Trupi gjykues, pas kërkesës së prokurorit deklaroi se shtyrja e pretencës bëhet për shkak të kompleksitetit të cështjes.
Muajin e kaluar, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal që nga viti 1995 e në vijim, prokurorët e cështjes u detyruan të ndryshonin akuzat për 17 të pandehurit.
Në seancën e 15 shtatorit, prokurorët njoftuan në prani të të akuzuarve dhe avokatëve të tyre ndryshimet e akuzave për të gjithë, që nga Lulzim Berisha, Indrit Dokle dhe deri tek i penduari i drejtësisë Adriatik Coli.
Prokurori tha se, sipas legjislacionit, duke qenë se ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji aktual janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për të akuzuarit.
Prokurori tha se akuzat për Lul Berishën do të ngrihen duke u bazuar në Kodin Penal të vitit 2007 dhe nga vrasje me paramendim akuza bëhet vrasje me dashje, e cila parashikon një dënim më të butë. Të njëjtin arsyetim prokurori bëri edhe për të akuzuarit e tjerë.
Po ashtu u pushuan disa akuza për tentativë vrasjeje që rëndonin mbi të penduarin Adriatik Coli, atë të trafikut të drogës për Indrit Doklen, si dhe u ndryshua pjesërisht akuza per Indrit Taullain, për krijim organzate kriminale.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Revokohen lejet për shoqëritë minerare
Ministria e Ekonomisë njoftoi se do të heqë lejet për 43 shoqëri minerare, të cilat nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore të kontratave. Babai i Tufës: Ju i dini vrasësit
Në prag të shpalljes së pretences nga Prokuroria e Tiranës për të pandehurin e saj kryesor Lavdërim Tufa i akuzuar për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe të Mirit të Xhikes, babai i Tufes, Xhevdet Tufa hedh akuza të rënda për hetimin e dosjes 'Kartodrom 2003'. Hetim gjykimit të Bares
Dy dite pasi Gjykata e Apelit prishi denimin e perjetshem per Aldo Baren dhe ktheu per rishqyrtim gjyqesor procesin ne ngarkim te tij, Ministria e Drejtesisë urdhëron inspektimin e të gjitha procedurave qe jane ndjekur per te gjykuar Aldo Baren apo Alfred Shkurtin. Masakra e Qafë-Gjashtës, lirohet një i dënuar
Gjykata e Apelit ka prishur vendimin e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë për një nga të dënuarit e Qafë- Gjashtës, Edmond Cipa.
Aldo Bare, procesi në udhëkryq
I ekstraduar në Shqiperi si rrallë ndonjë shtetas tjetër, me zinxhirë në këmbë e duar, por edhe masa të tjera ekstreme sigurie, i akuzuari si kreu i një organizate kriminale emri i Aldo Bares, me sa duket do te vijoje të sfidojë drejtësinë.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Vdes në moshën 56 vjecare gjeniu i Apple
Withers: Themi vetëm të vërtetën!
Itali, protesta kundër ligjit të përgjimeve
Sarah Palin tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Withers, tre vitet e ambasadorit