E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, vrasjen e Dishës e urdhëroi Klodian Saliu

Banda e Durrësit në gjyq

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dje dënimin me 25 vjet burg dhe 800 mijë lekë gjobë për Bujar Gashin, një nga të akuzuarit si anëtar i bandës së Durrësit, i gjykuar në një proces të veçuar. Sipas Prokurorisë, nga shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar e provuar fajësia e të pandehurit Gashi për vrasje me paramendim, në kuadër të organizatës kriminale. Gashi akuzohet për përfshirjen e tij në një nga episodet kriminale të bandës, atë të vrasjes së Dritan Dishës. Sipas akuzës, viktima Disha ishte vënë në shënjestër të bandës pas vrasjes së Mehmet Saliut në vitin 2000, i cili ishte i afërm i Gashit dhe i të pandehurit tjetër të bandës, Lulzim Berisha. Referuar pretencës prej 22 faqesh të lexuar dje nga prokurori Anton Martini, eliminimi fizik i Dritan Dishës ishte vendosur në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Saliut, pasi Disha i përkiste një grupi kundërshtar. Bujar Gashi u gjykua i veçuar nga të pandehurit e tjerë të bandës, pasi kur filloi procesi ndaj tyre, ai ende nuk ishte identifikuar nga Prokuroria. Ai u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua drejt vendit tonë në vitin 2009. Në vijim rrëfehet episodi i vrasjes së Dritan Dishës, referuar konkluzioneve të Prokurorisë për Krimet e Rënda.
VRASJA E DISHËS
Bujar Gashi, së bashku me të pandehurit Endrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai etj. shoqëronin në mënyrë të vazhdueshme shtetasin Klodjan Saliu dhe përmbushnin të gjitha detyrimet si anëtarë të organizatës kriminale, ndërsa vihej re një ftohje midis tij dhe të pandehurit Plaurent Dervishaj. Vrasja e shtetasit Marsel Sotira në vitin 1999, si drejtuesi kryesor i grupimit kundërshtar, kishte krijuar një farë lehtësimi e superioriteti për grupimin kriminal të drejtuar tashmë efektivisht nga shtetasi Klodjan Saliu, pasi i bashkëpandehuri Lulzim Berisha ndodhej i izoluar në burgjet gjermane. Megjithatë, bashkëpunëtorët e shtetasit të vrarë Marsel Sotira, si Erion Lame, Alban Selishta, Dritan Disha etj. rigrupoheshin me njëri-tjetrin e me shtetas të tjerë në Durrës, duke krijuar dukshëm një grupim përsëri të rrezikshëm për organizatën kriminale të mësipërme në ambiciet e tyre për të kontrolluar gjithçka e mbi çdo gjë. Në këtë situatë, më datë 06.07.2000, rreth orës 20:00 vritet shtetasi Mehmet Saliu, kushëri nga babai me të bashkëpandehurin Lulzim Berisha e kushëri i parë nga nëna me të pandehurin Bujar Gashi. Organizata kriminale e drejtuar prej shtetasit Klodjan Saliu, në analizë të të gjitha veprimeve të kryera nga autori i kësaj ngjarjeje, lëvizjeve të tij, karakteristikave trupore etj., si dhe nga të dhënat e tyre konfidenciale, arrijnë në konkluzionin se vrasja është kryer nga grupimi kundërshtar i tyre, e konkretisht nga shtetasi Erion Lame. Në këto rrethana, duke vlerësuar kontributin që shtetasi Mehmet Saliu e familja e tij kishin dhënë për organizatën në strehimin dhe informacionet e dhëna prej tyre, si dhe lidhjet familjare që i pandehuri Bujar Gashi e i bashkëpandehuri Lulzim Berisha kishin me këtë familje, u vendos hakmarrja për këtë vrasje dhe u përcaktua personi i përshtatshëm nga grupimi kundërshtar për tu vrarë. Si i përshtatshëm në përzgjedhjen e organizatës u gjet shtetasi Dritan Disha me banim në lagjen Shënavlash të Durrësit. Ky shtetas ishte aktiv ndër anëtarët e grupimit kundërshtar, kishte siguruar disa të ardhura nga shpërndarja e lëndëve narkotike, kishte filluar një aktivitet privat etj. Pasi u vendos të vritej shtetasi Dritan Disha, organizata planifikoi vrasjen e tij në një ditë simbolike të vrasjes së shtetasit Mehmet Saliu, e konkretisht ditën e tretë të varrimit të tij, më datë 09.07.2000.
ROLI I GASHIT
Për të realizuar këtë vrasje, shtetasi Klodjan Saliu ndau detyrat, ku i pandehuri Bujar Gashi u ngarkua të ruante të gjitha lëvizjet e shtetasit Dritan Disha e të mbante me informacione rreth këtyre lëvizjeve atë. Si ekzekutor të kësaj vrasjeje, shtetasi Klodjan Saliu caktoi të pandehurit Adriatik (Dritan) Coli e Endrit Dokle, ndërsa si bashkërendues të veprimeve caktoi të pandehurin Indrit Taullai. Më datë 09.07.2000, shtetasi Klodjan Saliu thërret bashkëpunëtorët e tij Adriatik (Dritan) Coli, Endrit Dokle, Indrit Taullai e Bujar Gashi në shtëpinë e tij në lagjen Spitallë e jep udhëzimet e fundit për vrasjen. Në këtë shtëpi, të bashkëpandehurit Endrit e Adriatik pastrojnë dy armë automatike tip Kallashnikov, të cilat do të përdoreshin për të realizuar vrasjen e shtetasit Dritan. Fillimisht nga shtëpia e shtetasit Klodjan Saliu largohet i pandehuri Bujar Gashi, i cili vendoset tek shtëpia e Mehmet Saliut, që ndodhet në afërsi të lagjes së shtetasit Dritan Disha, nga ku mund të siguronte informacionin e fundit rreth lëvizjeve të shtetasit Dritan. Pas sigurimit të informacionit se shtetasi Dritan Disha kishte dalë vetëm nga shtëpia me makinën e tij tip BMW dhe kishte shkuar në drejtim të plazhit në një lokal, shtetasi Klodjan Saliu vendos të dërgojë në drejtim të vendit ku do të kryhej vrasja e shtetasit Dritan bashkëpunëtorët e tij Endrit Dokle, Indrit Taullai, Adriatik (Dritan) Coli e Bujar Gashi. Për t`i dërguar në drejtim të vendit ku do të realizohej vrasja, shtetasi Klodjan ka thirrur dëshmitarin E.Quka, i cili banonte te motra e tij, komshinj me Klodjanin. Dëshmitari E. kishte në përdorim një furgon të bardhë pasagjerësh që bënte linjën Spitallë-Plazh dhe përzgjedhja e tij nga shtetasi Klodjan kishte të bënte me faktin se lëvizjet me furgonin e tij nuk do të viheshin re dhe nuk do të krijonin dyshime. Dëshmitari Edmond në të errësuar ndalon para shtëpisë së shtetasit Klodjan Saliu dhe në furgonin e tij hipin, pasi dalin nga shtëpia e Klodjanit, i bashkëpandehuri Bujar Gashi e të pandehurit Adriatik (Dritan) Coli, Indrit Taullai e Endrit Dokle, të cilët ishin të armatosur me dy armë automatike Kallashnikov, si dhe një pistoletë. Nga shtëpia e shtetasit Klodjan Saliu në Spitallë, dëshmitari Edmond Quka me furgonin e tij dërgon të pandehurit tek shtëpia e shtetasit Mehmet Saliu në lagjen NishTulla Durrës, duke u vënë në dukje praninë e armëve. Banesa e shtetasit Mehmet Saliu ndodhet në afërsi të banesës së vëllezërve të tij, pasi banesat e tyre janë të vendosura rreth njëratjetrës. Në këtë vend, të pandehurit marrin të dhënat e fundit lidhur me vendndodhjen e shtetasit Dritan Disha, i cili kishte dalë me autoveturën e tij nga shtëpia në drejtim të plazhit. Dëshmitari E. Quka i dërgon të pandehurit deri në afërsi të parkingut të makinave, që ndodhet në Shënavlash dhe i zbret aty, ndërsa vetë largohet për në drejtim të shtëpisë së tij, prej nga erdhi. Në këtë vend, të bashkë pandehurit Endrit Dokle e Adriatik (Dritan) Coli nisen me armë në dorë për te vendi ku do të goditej viktima Dritan, ndërsa i bashkëpandehuri Bujar e i pandehuri Indrit Taullai qëndrojnë në vend për të paralajmëruar ardhjen e viktimës Dritan. Pas disa çastesh, viktima Dritan Disha rikthehet me makinën e tij tip BMW në drejtim të shtëpisë së tij e, pasi vihet re nga i pandehuri Bujar e i bashkëpandehuri Indrit, ky i fundit qëllon një herë në ajër me pistoletë, duke njoftuar kështu shokët e tij të bëhen gati për të vrarë viktimën Dritan. Sapo makina e viktimës i është afruar vendit ku ishin pozicionuar të pandehurit Endrit e Adriatik dhe ka marrë djathtas për të hipur mbi urën që e dërgonte në drejtim të shtëpisë së tij, është qëlluar me armë zjarri nga dy drejtime. Kështu, të pandehurit Adriatik (Dritan) Coli e Endrit Dokle qëlluan me dy armët e tyre automatike të tipit Kallashnikov në drejtim të viktimës Dritan, i cili ishte në timon dhe i vetëm në makinë. Nga këto goditje me armë zjarri, makina që drejtohej nga viktima në urë pëson një devijim djathtas dhe përfundon me kokë në kanal. I bashkëpandehu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›