Greqi, interes i vecantë rus për investime
ATHINË- Interesi i veçantë i investitorëve rusë në Greqi ishte një nga temat që u diskutuan gjatë takimit të ministrit të Jashtëm, Stavros Lambrinidis, me zv/ministrin e Jashtëm të Rusisë, Vladimir Titov. Pas takimit, të dy palët shprehën dëshirën e përbashkët të Rusisë dhe Greqisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, në nivel politik dhe ekonomik.
Në takim u theksua angazhimi i përbashkët për realizimin e projektit për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Alexandroupoli dhe gazsjellësit Sauth Strim.
Ministri grek shprehu vlerësimin e Athinës për qëndrimin pozitiv të Moskës mbi çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qipros dhe për kërkimet që zhvillohen atje.
Në mes të muajit dhjetor, z. Lambrinidhis pritet të shkojë në Moskë për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi.
(e.m/BalkanWeb)