Moti i keq gjunjëzon Italinë, 6 të vdekur, 8 të zhdukur
ITALI- Moti i keq gjunjëzon Ligurian dhe Toskanën. Toka ka rrëshqitur, përmbytjet janë të mëdha, rrugët dhe autostradat janë bllokuar, lëvizja e trenave gjithashtu. Gjashtë persona vdiqën dhe tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur në rajonin e Ligurias, në veriperëndim të Italisë.
Reshjet kanë shkaktuar edhe shumë dëme materiale, njoftoi gjatë natës prefektura La Spezia. Lajmi bëhet publik nga agjencia e lajmeve Ansa.
Tre të vdekur dhe një i zhdukur u regjistruan në një lokalitet të vogël Borghetto Vara, ndërsa dy të zhdukur u sinjalizuan në Vernazza dhe dy të tjerë në Pignone, sipas të njëjtit burim. Një grua u gjet e vdekur brenda makinës së saj në Aulla, zonë ku deri tani janë
evakuuar rreth 300 persona.
Moti i keq që ka goditur veriun e Italisë në mëngjes, pritet të përhapet në të gjithë vendin sot. Në Romë, ku sot priten shira të fuqishme, kryetari i bashkisë, Gianni Alemanno, vuri në alarm shërbimet e shpëtimit, mbrojtjen civile dhe zjarrfikësit.
(m.a/BalkanWeb)