Digjet në makinë, oficeri i SHISH po hetonte pronat e gjyqtarit Konomi

Isa Çopa
Në shtator Isa Çopa mori urdhër për të zbardhur konfliktet e trojeve në bregdet
Gjendet i djegur oficeri i SHISH
Gjendet i djegur në makinën e tij oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës prej 11 vitesh, Isa Çopa. Trupi i pajetë i 49-vjeçarit është gjetur të hënën, rreth orës 00:30, në plazhin e Currilave. Shefi i Kundërzbulimit, i martuar dhe baba i një djali 17-vjeçar, Isa Çopa, është nxjerrë i karbonizuar nga sedilja e pasme e automjetit tip Opel Corsa, ndërsa familja kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij, disa orë më parë. Kjo ka bërë që forcat e rendit të nisin menjëherë tentativat për zbulimin e tij nëpërmjet gjurmimeve të telefonit, duke e lokalizuar përfundimisht në zonën e Currilave. Njëkohësisht me lokalizimin, policia është lajmëruar me telefon nga roja i një objekti aty pranë, i cili ishte i alarmuar për një makinë që po digjej disa metra më tutje.
Versioni zyrtar
Ekspertë nga Tirana dhe Durrësi janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes tronditëse. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, u krijua një grup hetimor me specialistët më të mirë të hetimit të krimit, ekspertë të laboratorit kriminalistik dhe ekspertë mjeko-ligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kryen ekzaminimet e nevojshme, mbi bazën e të cilave

Makina e djegur e oficerit te SHISH Isa Çopa
Policia e Durrësit dha versionin zyrtar se Isa Çopa është vetëvrarë. Në orën 00:30, në vendin e quajtur ish-Reparti Ushtarak në Currila, u konstatua një automjet tip Opel Corsa, ngjyrë vishnje me targa të Tiranës në gjendje të djegur, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i shtetasit Isa Coba. Nga këqyrja rezultoi se mjeti ishte i djegur tërësisht. Brenda tij u gjetën gjithashtu në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, një pistoletë makaron, që rezultoi të jetë arma e tij, si dhe një gëzhojë. Rreth orës 16:30, ka shkuar në banesën e motrës së tij, ku ka marrë një bidon plastik 5-litërsh me të cilin mendohet se ka transportuar lëndën djegëse, që shërbeu më pas për djegien e makinës dhe vetës së tij. Rreth orës 18:30, ky shtetas i ka dërguar një sms lamtumire djalit të tij me telefon dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme çon në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Hetimet po vazhdojnë në të gjitha pistat, por pista kryesore mbetet ajo e vetëvrasjes. Edhe pista e vrasjes është një ndër pistat në të cilat hetohet, shpjegoi dje në mesditë zëdhënësja e Policisë së Durrësit.
Përtej versionit
Përveç deklaratës zyrtare, burime pranë Policisë së Durrësit na bëjnë me dije edhe fakte të tjera që i çuan të vulosin për versionin e vetëvrasjes. Sipas tyre, viktima ka zgjedhur benzinën për vetëvrasje, pasi mendohet se në makinë ka pasur edhe disa dokumente të rëndësishme të punës, për të cilat duket se ka menduar asgjësimin e sigurt me zjarr, ashtu si veten. Kohët e fundit është shfaqur në gjendje jo të mirë mendore dhe ishte i fiksuar sikur do ta hiqnin nga puna, edhe pse nuk ishte paralajmëruar kurrë. Këtë fobi viktima ia kishte shfaqur disa miqve të tij, ndërsa u ka thënë se kërkon të sigurojë diku edhe dokumentet më me rëndësi të punës që disponon, na informojnë burimet policore. Sa i përket armës dhe plumbit të gjetur, ata sqarojnë: Arma është e tij dhe vërtet është gjetur e shkrehur, por plumbi nuk ka depërtuar te viktima. Duke iu referuar ekspertëve tanë, arma është shkrepur si pasojë e nxehtësisë dhe plumbi ka kaluar direkt në tavanin e makinës dhe jo te viktima. Trupi i të ndjerit është gjetur i karbonizuar, por dukej qartë që kishte qenë në kurriz dhe një dorë e kishte mbajtur në pjesën e poshtme të kokës. Pra, një vdekje e qetë, me vetëdije. Ndërkaq, xhami i majtë i makinës është gjetur si gjysmë i hapur dhe për këtë ekspertët mendojnë se ka shërbyer për ti vënë flakën makinës. Të gjitha këto, mungesa e konflikteve me familjarë apo me persona të tretë, si edhe mesazhi i lamtumirës drejtuar djalit të vetëm, na çuan drejt version zyrtar se Isa Çopa është vetëvrarë.
Orët e fundit
Duket sikur ka qenë një ditë e zakonshme për Isa Çopën, deri në vendimin e pazakontë të tij për të vrarë veten. Isa Çopa ka lënë punën rreth orës 16:00 dhe nuk ka shkuar drejt e në shtëpi, por ka kthyer për pak minuta të banesa e së motrës. Ka takuar mbesën, së cilës i ka kërkuar një bidon me pretekstin se i duhej, por pa treguar se për çfarë. Në orën 17:30, ai ka pirë kafen e fundit me një koleg pune, pra oficer në SHIK, por që për arsye hetimore emri i tij nuk bëhet ende i ditur. Sipas dëshmisë së tij, Isa Çopa nuk ka shfaqur asnjë shenjë depresive gjatë bisedës dhe ishin takuar thjesht për një kafe, pa ndonjë arsye konkrete. Më pas, ai është larguar dhe kronologjia vijon me një mesazh të tij dërguar djalit, në orën 18:30, që rezulton të jetë pak minuta pas takimit me kolegun.
Mesazhi për djalin: Çaje të ardhmen vetë!
Pista e vetëvrasjes së Isa Çopës është mbështetur shumë edhe për shkak të komunikimit telefonik që ka pasur me djalin, Redianin. Ky është fëmija i vetëm i çiftit Isa dhe Arta Çopa dhe aktualisht është nxënës i shkëlqyer në një kolegj turk, si dhe fitues i disa olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare. Lidhja me të birin duket se ka qenë shumë e veçantë, pasi edhe mesazhi i fundit para se të vdiste ka qenë pikërisht për atë. Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar për mbiemrin që mban, mbështetu te nëna jote. Çaje të ardhmen vetë. Ky tekst ka mbërritur në telefonin e Redianit në orën 18:30 të ditës së djeshme, e më pas, oficeri i SHISH-it ka fikur telefonin. Menjëherë pas këtij mesazhi, djali ka lajmëruar nënën e tij, Artën dhe të dy bashkë kanë tentuar që të lidhen sërish me të. Duke qenë se telefoni dilte vazhdimisht i padisponueshëm, atëherë ata kanë shkuar në Policinë e Durrësit dhe kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij.
Vendngjarja: Hetimi nis me vonesë, merren dëshmitë
Vendi i ngjarjes është ruajtur gjatë gjithë natës duke u gdhirë e marta dhe vetëm në orën 8 të mëngjesit është bërë e mundur ardhja e ekspertëve nga Durrësi dhe më pas nga Tirana. Po në këtë orë ka nisur rrethimi i vendit me kordon, është transportuar ajo çfarë kishte mbetur nga makina e shkrumbuar, si dhe ka filluar marrja në pyetje e kolegëve, miqve dhe familjarëve. Sa i përket familjes, anëtarët e saj kanë deklaruar se kanë pasur një komunikim shumë të mirë me të ndjerin dhe nuk kanë pasur asnjë lloj konflikti, duke e evidentuar atë si person larg alkoolit, sherreve, bixhozit apo edhe femrave. Ndërsa kur janë pyetur kolegët, disa prej tyre kanë theksuar se viktima kishte qenë i shqetësuar kohët e fundit për punën, pasi i ishte fiksuar se do ta pushonin.
Familja: Nuk është vetëvrarë, ishte i shqetësuar
Oficeri i SHISH-it po hetonte pronat e gjyqtarit Konomi