Durrës, "Suita 51 në Hotel Piaca" përsëri në skenë
DURRËS- Premiera e komedisë "Suita 51 në hotel Piaca", shfaqja e së cilës në Durrës u ndërpre pas mbrëmjes së parë për shkak të një aksidenti rrugor që përfshiu dy nga aktorët kryesorë të saj, do të rikthehet përsëri në skenë.
Drejtori i teatrit "Aleksandër Moisiu", Bashkim Hoxha, tha se aktorja Eralda Çaushi, e cila ka një nga rolet kryesore të veprës është zëvëndësuar me aktoren Andia Xhunga, e cila do të përballojë gjithashtu edhe rolin e saj të mëparshëm, në një nga skenat e tjera të komedisë.
Komedia “Suita 51 në hotel Piaca” është vepër e dramaturgut të njohur amerikan Neil Simon. Ajo është e ndarë në tre pjesë, me tre çifte personazhesh, marrëdhëniet e të cilëve fokusohen te tema e dashurisë dhe familjes.
Premiera e komedisë erdhi në skenën e teatrit "Aleksandër Moisiu" më 7 tetor të këtij viti, por disa orë pas shfaqjes aktorët Eralda Çaushi dhe Hervin Çuli, si dhe një afërm i këtij të fundit u përfshinë në një aksident rrugor, në të cilën u lëndua më rëndë aktorja e re Çaushi. Hervin Çuli, i cili fatmirësisht e dëmtua më pak nga aksidenti, është rikthyer në teatër dhe do të jetë pjesë e premierës "Suita 51 në hotel Piaca", ndërsa aktorja Eralda Çaushi do të zëvëndësohet nga kolegia e saj Andia Xhunga.
(m.a/ata/BalkanWeb)