E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandanti i KFOR refuzon takimin me serbët e veriut

PRISHTINË- Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews nuk do të merr pjesë në takimin e së mërkurës në Zveçan, i ftuar nga liderët serbë ilegal të veriut.

Komandanti i lartë i KFOR e ka vlerësuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim si të panevojshme.

“Gjenerali Drews deri më tani është takuar disa herë me përfaqësues të komunave, dhe qëndrimin e tij e ka bërë mjaftë të qartë. Në takimin e nesërm, ai nuk do të merr pjesë, mbi të gjitha, për shkak të takimeve tjera që i ka”,- thekson Drew.

Ai ka përsëritur se qëndrimi i KFOR-it është liria e pakushtëzuar e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe për misionet ndërkombëtare dhe kjo është e qartësuar edhe në mandatin që ka KFOR-i, raporton Zëri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›