E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, 6 në pranga për kalim klandestinësh

Policia e Beratit vë në pranga 6 persona të akuzuar se do tentonin të kalonin ilegalisht në Greqi 70 persona nga fshatrat e këtij qyteti. Sipas policisë emigrantët do paguanin 2500 euro secili. Policia shpall në kërkim 3 persona. 

BERAT- Operacioni i koduar "Ginga", ka bërë të mundur evidentimin e veprimtarisë kriminale të 9 shtetasve,të cilët akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia ka ndaluar 6 prej tyre, ndërkohë që po punohet për arrestimin e 3 të tjerëve, të shpallur në kërkim.
Personat e arrestuar, sipas burimeve të mësipërme, janë shtetasit Romeo Hajdini, 18 vjeç, banues në Berat, Taulant Hysi, 21 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Fier, Ëngjëll Veizaj, 26 vjeç, Spartak Cakaj, 37 vjeç, të dy të lindur dhe banues në Gjirokastër, Edvin Qato, 29 vjeç, lindur dhe banues në Berat, Asqeri Mehmetaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë organizuar kalimin në mënyrë të paligjshme të njerëzve nga Shqiperia në Greqi, kundrejt një shume prej 2500 euro. Po punohet për arrestimin e shtetasve Leonard Hysi, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Fier, Altin Çepele, 20 vjeç, lindur dhe banues në Roskovec dhe Agron Ymeraj, 43 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Orizaj, të Beratit, të cilët janë shpallur në kërkim, si bashkëautorë në këtë aktivitet kriminal.Sipas policisë grupi po tentonte të kalonte 70 persona ilegalisht drejt Greqisë kundrejt një shume prej 2500 euro secili.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›