E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolaudimi, ne tender paraqiten dy kompani

Ministria e Transporteve zhvilloi tenderin për dhënien me koncesion të kontrollit teknik të automjeteve ose kolaudimit, sic njihet ndryshe.

Në tender u paraqitën dy kompani, një zviceriane dhe një franceze, të cilat kanë dorëzuar pranë komisionit ofertat përkatëse.

Shoqëria zviceriane SGS merr përsipër modernizojë qëndrën ekzsituese të koalidimit dhe të hapë vec saj edhe nje qendër të re.


Për këtë do të investojë 561 milionë lekë dhe ka parashikuar që tarifa vjetore e koalidimit të automjeteve të jetë 1980 lekë.
Ndërsa shoqëria franzese SAS ofron modernizimin e qendrës së re dhe ndërtimin e katër qendrave të reja.
Shuma që kjo shoqëri ka marrë përsipër të investojë është 398 milionë lekë, ndërsa tarifa e përcaktuar vjetore e koalidimit për automjetet do të jetë 1800 lekë.

Ministria njoftoi se fituesi i tenderit do të shpallet në qershor të vitit tjetër.

 
 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›