Deputetet: Ndjekje penale Bollanos

Vasil Bollano, duhet te shkoje perpara ligjit per shkeljet e vazhdueshme qe i ka bere Kushtetutes se shtetit shqiptar. Te majte e te djathte jane shprehur me tone te ashpra ndaj memorandumit me te fundit te Vasil Bollanos drejtuar parlamentit grek ku kerkohet kushtezimi i ratifikimit te MSA-se me Shqiperine ne kembim te kushteve te vena nga OMONIA.
Brenda e jashte salles deputetet kerkuan shkarkimin e menjehershem te tij nga pozicioni i kryetarit te bashkise Himare.
Kryetari socialdemokrat, Skender Gjinushi kerkoi qe Bollano te pergjigjet penalisht dhe masa minimale qe duhet te merret ndaj tij eshte shkarkimi.
Bujar Leskaj, i PD-se shprehu mendimin se Bollano eshte mbeturine e qarqeve nacionaliste ekstremiste greke dhe nuk gjen terren ne Shqiperi, ndaj te gjithe duhet ta demaskojne.
Ndersa, Pellumb Xhufi, i LSI-se vuri ne dukje se Bollano shkel parimet baze te nje shteti dhe ne te njejten kohe i ka hedhur benzine zjarrit per kete ceshtje.
Ngjela:Me shqiptaret e ka pisk
Radikal ne qendrim ishte deputeti Spartak Ngjela qe paralajmeroi kete here nje reagim te ashper jo vetem te drejtesise por te vete shqiptareve.
“Bollano eshte i lire te drejtoje ku do te doje, por me shqiptaret do ta kete pisk, pasi ka hyre ne nje loje te rrezikshme. Nese shteti nuk merr masa ndaj nje njeriu te tille atehere individet duhet t’i tregojne vendin atij”, u shpreh Ngjela.
Nderkohe demokristianet paralajmeruan protesta ne Himare.
Brace: Bollano ne listen e deputeteve te PD
Kurse socialisti Brace duke vene theksin tek helmi qe sipas tij Bollano po hedh ne marredheniet Shqiperi-Greqi, tha se kryeministri Berisha nuk ka vullnetin per ta shkarkuar pasi eshte nje nga perkrahesit kryesore te kreut te OMONIA-s.
“Berisha e ka kandidat per deputet Bollanon dhe kjo e pengon ate per ta shkarkuar”, u shpreh Brace.
Kete here Bollano me tejkalimin e kompetencave tij dhe me qendrimet e tij politike ka shkelur kufirin e tolerances ne politiken shqiptare e cila eshte bashkuar njerezi ne qendrimin per ndershkimin ndaj tij.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code