Banda e Lushnjës, 25 vite për Dondollakun
25 vite burg është masa e dënimit e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda nën kryesimin e gjyqtarit Ilir Celiku, për ish anëtarin e Bandës së Lushnjes, Enver Dondollakun.
I cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares, ai u shpall fajtor ndaj të gjitha akuzave në Gjykatë, duke marrë dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg.
Enver Dondollaku u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov.
Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës. Më tej, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.