Banda e Lushnjes Aldo Bare: Jam i pafajshëm
TIRANE- Aldo Bare,i cilësuari si kapoja i bandës famëkeqe të Lushnjes,do te njihet me vendimin e Gjykatës së Krimeve të rënda më datën 23 mars.
Gjatë seancës së sotme Bare ka pretenduar pafajësinë, ndërsa sipas avokatit mbrojtës nuk ka prova të mjaftueshme për të mbajtur Baren pas hekurave.
Sipas prokurorisë, Aldo Bare është përgjegjës për krijimin e organizatës kriminale, vrasjes së Genci Kasharit, Xhevat Demirit, Luan Bilbilit, Nimet Zenelit dhe Masar Aliut, si dhe vrasjen e mbetur në tentativë në dëm të Artur Dajës, armikut të tij të përbetuar dhe Gramoz Selmanit. Për të gjitha krimet, prokuroria kërkoi javën e kaluar dënimin e Aldo Bares me 5 shekuj e 22 vite burg.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)