mimet nuk ndalen. Ekspertet Rritja mund te vazhdoje
Ndryshimet e muajve të fundit në tregjet e pakicë, të cilat kanë shkaktuar probleme për pjesën dërrmuese të konsumatorëvë shihen si efekte direkte nga zhvillimet jashtë Shqipërisë. Për Albanian Screen, duke marrë shkas nga inflacioni zyrtar Sybi Hida deputet i PD-së thotë se kjo situatë favorizon prodhuesit vendas, por rrit çmimet në treg. Ndërkohë një prej ekspertëve të ekonomisë, po pas deklaratave të INSTAT shprehet mosbesues për shifrat zyrtare.
“Rritja e çmimeve sigurisht që nuk është një faktor i rëndësishëm për konsumatorët, por nga ana tjetër ka qenë dhe një nga faktorët që ka ndikuar edhe në rritjen ose në tendencën për të rritur eksportet tona pasi prodhuesit mund të gjejnë tregje të tjera për të shitur prodhimet e tyre” thotë Hida.
“Është problematike pasi shifrat janë joreale. Vetë ministri i Financave pranon në parlamentin shqiptar që rritja e çmimeve të medikamenteve në treg ishte më e madhe se rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe kemi një situatë ku INSTAT na informon që rritja e çmimeve të medikamenteve në treg është vetëm prej 1.6%. E pamundur ” tha Gjergj Filipi, drejtor Instituti “Agenda”.
Gjatë mujave të ardhshëm duket se do të kemi të njejtën situatë. Prodhimi vendas bujqësor mund të krijojë lehtësi, por ka dyshime dhe për situata monopol në tregjet e tjera.
“Uroj që kjo të jetë një rritje afatshkurtër pasi ndoshta edhe rritja e prodhimit të brendshëm në muajt në vazhdim do të ndikojë dhe do të ulë impresionet për rritjen e çmimit të produkteve bujqësore” tha Hida.
“Tregtarë të brendshëm kur vjen puna për produkte ku nuk ka përqëndrime tregu nuk kanë si të spekulojnë. Termi spekulim nuk vlen për ta. Tregtarët janë atje për të rritur çmimet nëqoftë se ne i blejmë me ato çmime që kanë ata. Nëqoftëse jo shkojmë tek tjetri kur ka shumë. Problemi është me ata tregtarë që janë pak. Me monopolet që janë krijuar në këtë vend në të gjithë sektorët. Rritja e çmimeve në tregjet globale nuk duhet të jetë justifikimi që ne të flemë gjumë sepse këtu ka vend që kjo rritje çmimesh të mos transmetohet e gjitha ” tha Filipi.
Muaji shkurt i këtij viti regjistroi një normë inflacioni prej 4.5%. Një vit më parë ky tregues ishte 4.7 %.
Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 09 mars 2011 )