Beqja: Berisha hesht për rritjen e cmimeve ta largojmë me votë
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja foli sot për dyfishimin e cmimeve, të pranuar edhe nga INSTAT sic tha ai. Duke deklaruar se familjet shqiptare janë gjithnjë e më shumë në vështirësi, Beqja fajësoi kryeministrin Berisha që hesht dhe rëndon gjendjen.
“Që prej fillimit të vitit të gjitha familjet shqiptare po përballohen në vështirësi të mëdha në jetesën e përditshme. Nuk ka më dyshim për asnjë famlije se shumë ushqime bazë janë shtrenjtuar me dy shifra. Me dy shifra buka, mielli, orizi, sheqeri, vaji, perimet dhe frutat.Edhe INSTAT u detyrua të pranojë me gjysëm zëri se jetesa është shtrenjtuar, por përveçse me gjysëm zëri tregoi vetëm gjysmën e rritjes së çmimeve. Për këto rritje çmimesh është e qartë për këdo se fajin e ka Saliu”,- nënvizoi Beqja.
Beqja shtoi në deklaratën e tij se qeveria Berisha nuk punon për interesat e popullit por për interesat e oborrit të tij prandaj duhet larguar me fuqinë e votës që ka cdo shqiptar.
“E vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë ku na ka zhytur Saliu është ta largojmë Saliun me fuqinë e votës. Partia Socialiste është e vetmja rrugë për të dalë nga terri ku keqqeverisja e Saliut e ka shtyrë vendin”,- përfundoi Beqja.
(m.a/BalkanWeb)