E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Lushnjes", deshton procesi

Tirane- Mungesa e nje prej avokateve mbrojtes ka sjelle deshtimin e radhes per procesin e "Bandes se Lushnjes". Shtyrja e procesit ka sjelle edhe reagimin e 15 deshmitareve te cilet ishin paraqitur ne seancen e djeshme gjyqesore. "Pse na sillni kot ketu, talleni me ne, avokati ishte ne korridor dhe ne kafe pak me pare", i jane drejtuar deshmitaret, trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Marsela Bilali. Edhe pse procesi i djeshem gjyqesor ka startuar me 30 minuta vonese, per shkak te avokateve mbrojtes, gjykata eshte dashur qe te caktoje nje date tjeter, per seancen gjyqesore ne ngarkim te shtate te pandehurve, te cilesuar si anetare te "Bandes se Lushnjes". Nga ana tjeter, gjykata do t'i drejtohet Dhomes se Avokatise Tirane dhe Ministrise se Drejtesise per te marre masa mbrojtese ndaj avokatit Marash Ibri, i cili u be shkak per deshtimin e procesit gjyqesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›