E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ne ia dalim

Grate fierake modele te suksesit ne karrieren intelektuale, mjeke, mesuese, emra te njohur ne art e kulture, nena dhe familjare, mirepriten dje kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli ne vijim te turit "Grate per Grate". Mesazhi i ketij takimi ka qene motoja "Ne ia dalim" duke e konceptuar kete takim si nje spektakel, i ngjashem me sloganin e Obames. "Ndihem mire kur shoh perreth gra, nena qe jane shtyllat e familjes se tyre, nena krenare per femijet e tyre, gra qe perballen me kurajo, me veshtiresite e jetes. Ndihem mire per keto zonja qe kane punuar me vullnet ne profesionet e tyre, te reja me endrra ne karrieren e tyre", tha Topalli. Ajo u shpreh se grate kane kontribut te jashtezakonshem ne ndryshimin e mentalitetit te shoqerise, dhe ne fitimin e sfidave te veshtira gjate ketyre viteve. Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›