E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i klandestineve, kerkohen 82 vjet burgim

Tirane- Kalimi i paligjshem i kufirit, me ndihme te efektivave te policise, rrezikon t'u kushtoje plot 82,5 vjet heqje lirie dhe 399 milione leke, (te vjetra) dhjete te pandehurve. Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare prokuroi i ceshtjes, Ardian Nezha, i kerkoi gjykates shpalljen fajtor, dhe denimin me 12 vjet heqje lirie dhe 7.5 milione leke, per secilin prej te pandehurve Hodo Corra, Ergerst Rabaj, Krenar Bocin, Leonidha Cara. Per te pandehurit Ermal Kaci, Eugen Garenxaj, Kreshnik Gerbi dhe Arben Sulaj akuza kerkoi shpalljen fajtor, dhe denimin e tyre me nga 5 vjet dhe 600 mije leke gjobe. Per Ermal Fidhin prokurori kerkoi vetem 2.5 vjet heqje lirie, per akuzen e korrupsionit pasiv. Per kete te pandehur akuza ka pushuar akuzen e organizates kriminale. Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare prokuroria i beri me dije gjykates, se te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne kembim te shumave prej 1000-1300 euro, kane bere te mundur kalimin e shtetasve shqiptare drejt Greqise. Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare, prokurori sqaroi se ish-inspektori i seksionit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres, Ergest Rabaj njihej si ndermjetesin mes trafikanteve dhe efektivave te tjere te policise. Sipas akuzes, Rabaj ishte personi qe mbante lidhje me kreun e grupit kriminal, Arben Sulen i njohur edhe me pseudonimi "Maloku". Ky i fundit mesohet se i jepte Rabajt 200 deri ne 300 euro per cdo klandestin qe kishte paguar, per te kaluar kufirin pa probleme. Me pas, Rabaj ua shperndante leket kolegeve te tij, te cilet duhej te garantonin kalimin e klandestine.

Trafiku

Kalimi i kufirit sipas akuzes behej kur kreret e grupit te trafikanteve, merrnin garanci nga bashkepunetoret e tyre ne polici qe rruga ishte e lire. Prokurori theksoi se nga marrja ne pyetje e klandestineve, u evidentua se zonat e Gines dhe Dritat, ishin vendet ku grupi ne fjale ka realizuar kalimet ne drejtim te territorit grek.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›