E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Investime te paprecedent, per nje infrastrukture zgjedhore moderne"

Qeveria garanton se, zgjedhjet parlamentare te qershorit, do te jene te lira dhe demokratike. Kryeministri Sali Berisha, tha dje se qeveria do te beje c'eshte e mundur qe procesi zgjedhor i ketij viti, te jete i lire dhe i ndershem. "Dua te zotohem me solemnitet dhe seriozitetin me te madh para shqiptareve se per Sali Berishen, objektivi i pare me absolut do te jete nje proces zgjedhor i lire dhe i ndershem. Kjo qeveri do te beje cdo perpjekje, qe shqiptaret te votojne ne nje proces te denje per moralin e tyre qytetar, te votojne si te gjithe qytetare evropiane", u shpreh kryeministri. Sipas tij, qeveria ka bere investime dhe perpjekje te medha, te paprecedent, per nje infrastrukture zgjedhore nga me modernet qe ekzistojne. Ndaj, kryeministri ne emer te qeverise qe drejton, u beri thirrje te gjithe qytetareve, institucioneve publike dhe private ne vend qe te japin kontributin e tyre, per nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. "Eshte jetike per ligjin, per moralin, per fytyren e ketij vendi, qe te tregojme te gjithe perkushtimin tone per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Duke qene te sigurt se nga ky proces nuk ka te humbur, perkundrazi. Sigurisht qe nje pale do te fitoje zgjedhjet, ndersa pala tjeter do te mbetet opozite, por ne fund te fundit, cdo qytetar shqiptar, i rritur, i moshuar apo femije do te jete i fituari i ketij procesi", u shpreh kryeministri. R.R

Kartat

Kreu i qeverise u beri thirrje dje shqiptareve, qe te pajisen me karta identiteti. Ai permendi lehtesimet dhe subvencionin qe shteti ka bere per disa kategori te caktuara, duke theksuar nevojen e pajisjes dhe marrjen pjese ne votime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›