E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mico: Me luftuan ne menyre te paprincipte

Kryeinspektori Thoma Mico, i cili ka drejtuar per tre vite Inspektoratin Shteteror te Punes, ne varesi te Ministrise se Punes, tregoi dje ne nje konference per shtyp, arsyet qe e detyruan per te deklaruar dy dite me pare, doreheqjen e tij nga ky post.

"Jam i detyruar te jap doreheqjen nga ky institucion, jo se jam i paafte te drejtoj ISHP, por eshte bere nje lufte e qellimshme, e paprincipte kunder meje, si pasoje e prapavijave politike, divergjencave brenda PBDNJ-se, nderkohe qe ministri aktual i Punes, Anastas Duro, nuk ka mbeshtetur propozimet e mia si kryeinspektor", deklaroi dje per mediat Mico. Duke vleresuar se ISHP ka realizuar objektiva te rendesishme ne permiresimin e ndjeshem te kushteve te punes, Mico pohoi se "ministri Duro ka penguar ne praktike ushtrimin e kompetencave te mia ligjore me urdhra, veprimtari arbitrare te pa mbeshtetura ne ligj".

"Prapavije e te gjitha ketyre qendrimeve eshte lufta e kryetarit te PBDNJ-se, Vangjel Dule, per denigrimin dhe eliminimin tim politik", tha nder te tjera z. Mico, i cili mbane dhe postin e nenkryetarit te PBDNJ-se.

Thoma Mico u emerua ne krye te ISHP-se ne dhjetor te vitit 2005. Ne mbeshtetje te programit te qeverise ISHP deri ne 2009 ka realizuar nje sere reformash institucionale e ligjore, me synim permiresimin e kushteve ne tregun e punes, si miratimi i ligjit "Per inspektimin e punes dhe ISHP", vendimin e statusit te ISHP dhe nje sere aktesh nenligjore ne zbatim te ligjit. Sot ISHP ka nje strukture organizative funksionale, me nje Drejtori Qendrore te perbere nga 3 struktura dhe 12 Drejtori Rajonale, ne te 12 prefekturat e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›