KQZ, ngritja brenda 28 janarit
Nevoje emergjente per ngritjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, tani qe Kodi Zgjedhor eshte miratuar dhe Presidenti ka dekretuar 28 qershorin, si daten zyrtare te zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Por, ndonese partite politike e kane marre me nge paraqitjen e kandidaturave, vete anetare te ketij komisioni por dhe ish-anetare te tij, kane shprehur shqetesimin per vonesat pa limit. Keshtu, KQZ-ja e re duhet te konstituohet brenda dates 28 janar, ne qofte se politika nuk deshiron te cenoje afate te tjera. Ish-kryetari i ketij komisioni, Kristaq Kume tha se ne Kod eshte percaktuar qe Kuvendi, nje muaj pas dekretit te Presidentit duhet te perzgjedhe komisioneret e rinj. "Sa me shume qe te vonohet vendimmarrja e Kuvendit per konstituimin e KQZ aq me shume do te rrezikohet, do te thosha une realizimi ne kohe dhe me cilesi i te gjithe procedurave te tjera. Fundi i janarit do te na zinte me Komision Qendror te Zgjedhjeve, megjithate ajo c'ka lexohet ne punen e ardhshme, te miratuar tashme nga byroja parlamentare te krijon pershtypjen se nuk do ta arrijme dot daten 28, per ta pasur kete nje institucion te konstituuar", tha Kristaq Kume. Por Neni 181 qe i referohet emerimit te komisonereve, le hapesire per interpretime. Pasi ne te nuk eshte percaktuar nese votimi i tyre do te behet brenda 30 diteve nga dekreti i kreut te shtetit, apo pas ketij afati fillon perzgjedhja. Por nje problem tjeter sipas komisionerit Dode Prenga jane dhe listat paraprake, qe duhet te jene gati 15 dite pas dekretimit te dates se zgjedhjeve nga Presidenti. "Shqetesimin e listave ne e kemi pasur, tashme nga pervoja e 2007. Ai shqetesim nuk ka qene i madh po tashme flasim per nje situate krejt tjeter. Duhet te kemi gjithcka korrekt me ligjin, jo afersisht korrekt. Dhe ne kete rast angazhimi i te gjitha organeve vendore eshte i domosdoshem sepse aty fillojne afatet 15 dite pas dekretit, qe do te thote fillimi i listave duhet te nise menjehere nga data 29 i ketij muaji", thote Dode Prenga. Sipas Prenges, KQZ do te jete funksionale, deri ne momentin kur 7 anetaret e rinj te marrin detyren. Aktualisht administrata po harton nje axhende pune per te rinjte, por pa kaluar ne vendimmarrje.
Shorti i KLD
Keshilli i Larte i Drejtesise, do te zhvilloje mbledhjen e radhes, diten e hene date 19 Janar 2009, ne oren 10.00, ne seline e KLD. Nje nder pikat e rendit te dites do te jete dhe hedhja e shortit per zgjedhjen e anetareve te Kolegjit Zgjedhor, ndermjet gjyqtareve te Gjykatave te Apelit.
Shorti i KLD
Keshilli i Larte i Drejtesise, do te zhvilloje mbledhjen e radhes, diten e hene date 19 Janar 2009, ne oren 10.00, ne seline e KLD. Nje nder pikat e rendit te dites do te jete dhe hedhja e shortit per zgjedhjen e anetareve te Kolegjit Zgjedhor, ndermjet gjyqtareve te Gjykatave te Apelit.