Prefektura alarmohet nga parrullat për Enver Hoxhën
Zëdhënësja e Prefekturës, Eva Duraj, në një deklaratë për shtyp për TVNews24, tha “se këto parrulla evokojne figuren e Enver Hoxhes, diktatorit më të madh te te gjitha kohrave
GJIROKASTER-Gjirokastra është zgjuar sot plot me parrulla që ftojnë qytetarët të festojnë ditëlindjen e 100-të të Enver Hoxhës. Grafitet e shumta “Rroftë partia komuniste”, “Rroftë Enver Hoxha” në pjesët më të dukshme të mureve anësorë sipërfaqësorë në Gjirokastër, që paralajmërojnë festimin e 100-vjetorit të lindjes së diktatorit Enver Hoxha, kanë alarmuar përfaqësuesin e qeverisë shqiptare në jug të vendit. Prefektura e Gjirokastrës ka reaguar pas ankimeve nga qytetarët me anë të një deklarate për shtyp ku bën thirrje policisë vendore të reagojne per te ndaluar mbishkrimet.
Zëdhënësja e Prefekturës, Eva Duraj, në një deklaratë për shtyp për TVNews24, tha “se këto parrulla evokojne figuren e Enver Hoxhes, diktatorit më të madh te te gjitha kohrave”. Prefektura u bëri thirrje autoriteteve lokale pastrimin e parrullave, ndërsa i bëri thirrje edhe policisë të gjejë autorët që dhunojne psikologjikisht qytetarët më grafitet. “Mbishkrimet me emrin e diktatorit, yllin e kuq, si dhe draprin dhe çekanët që janë grafikuar ngado, janë të njëjta me dhunën psikologjike ndaj nxënësve dhe rinisë së sotme”, thuhet nga Prefektura.
Afati mjaft i shkurtër që u është lënë këtyre institucioneve për shuarjen e grafiteve nëpër muret e Gjirokastrës, ka vënë në siklet punonjësit shtetërorë, të cilëve do t’u duhet të dalin që nesër me një kovë me gëlqere dhe furçë të shuajnë mbishkrimet me ngjyrë të kuqe që evokojnë figurën e diktatorit Hoxha.
Diktatori Enver Hoxha mbush më 16 tetor 100 vjet nga e tij. Komunistët lokalë kanë planifikuar një sërë aktivitetesh festive, si dhe kanë paralajmëruar ardhjen e liderëve komunistë jo vetëm vendas, por dhe të huaj.
(d.b/BalkanWeb)