Mjekët:Çajrat për dobësim,të rrezikshëm për shëndetin
Një tentativë për dobësim mund të çojë deri në humbje të jetës. Alarmi vjen nga bluzat e bardha të cilat, shprehen të shqetësuara për qarkullimin e produkteve për dobësim sic është çaji, që prej disa muajsh gjendet në Shqipëri. Produkti, që mund të sigurohet lehtësisht nëpër farmaci apo dyqane të çfardoshme, ka rezultuar i rrezikshëm për shëndetin, e nga ana tjetër tregëtohet pa asnjë të dhënë për përmbajtjen dhe përdorimin. Sipas endokrinologes Luftime Bruka, ky çaj ka rrezikshmërinë e shkaktimit edhe të një arresti kardiak. Aktualisht në vendin tonë, rezulton të jetë rritur dukshëm përdorimi i barnave apo medikamenteve të ndryshme për dobësim. Por,sipas bluzave të bardha askush nuk duhet t'ë pretendojë dobësimin nëpërmjet tyre, e aq më pak pa konsultën e mjekut. Rruga me e shëndetëshme për të siguruar një rënie në peshë spas mjekëve është aktiviteti fizik. Për përdorimin e dietave, ata shprehen se pacientët duhet të tregohen shumë të kujdeshëm për të mos e tepëruar. Nëse dikush ndjen domosdoshmërinë e aplikimit të një diete duket të patjetër të ndjekë këshillat mjekësore.