Banda e Lushnjës, shtyhet sërish seanca gjyqësore
Mungesa e disa prej avokatëve të të pandehurve ka detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën, ndërsa ka vendosur të njoftojë dhomën e avokatisë për të marrë masa ndaj tyre. Tjetër problem ka qënë edhe mosparaqitja e dëshmitarëve.
TIRANE- Është shtyrë sërish gjyqi në ngarkim të anëtarëve të bandës së Lushnjës. Mungesa e disa prej avokatëve të të pandehurve ka detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën, ndërsa ka vendosur të njoftojë dhomën e avokatisë për të marrë masa ndaj avokatëve që nuk paraqiten në seancë gjyqësore duke cuar në dështimin e mjaft seancave dhe zvarritjen e proceseve. Tjetër problem për vazhdimin e këtij procesi gjyqësor ka qënë edhe mosparaqitja e dëshmitarëve. Trupi gjykues ka urdhëruar uniformat blu të kryejnë shoqërimin e detyrueshëm të dëshmitarëve në sallën e gjyqit.
Gjyqi ndaj 7 të pandehurve të bandës së Lushnjës vazhdon prej 3 vjetësh në gjykatën e krimeve të rënda.
Ata akuzohen për vrasje, akte terroriste, pengmarrje dhe plagosje. Ndërkaq, kreu i kësaj bande, Aldo Bare do të gjykohet në një proces me vete.
(e.n/BalkanWeb)