Vrasja e mjekut, Topi: Autori të marrë dënimin e merituar
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u shprehu sot ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të mjekut radiolog dhe kërkon me forcë që autori i këtij akti të dhunshëm të marrë dënimin e merituar.
TIRANE Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u shprehu sot nëpërmjet një mesazhi të bërë publik ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të mjekut radiolog, Fatmir Thaçi , cili u vra në ambientet e spitalit të Durrësit.
“Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe hidhërimin për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të të dashurit tuaj, e cila iu ndërpre barbarisht teksa kryente detyrën fisnike në shërbim të qytetarëve shqiptarë! Rënia në krye të detyrës e çdo njeriu, aq më shumë e një mjeku është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, për kolegët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët mbështesin bluzat e bardha në misionin e tyre të përditshëm altruist në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së të gjithëve. - thuhet në mesazhin e presidentit të shpërndarë nga zyra e shtypit.
Në të njëjtën kohë Kreu i shtetit shqiptar kërkon me forcë që autori i këtij akti të dhunshëm e të pashpirt të vihet sa më parë para drejtësisë duke marrë dënimin e merituar.
“Me cilësinë e Presidentit të Republikës, por edhe si qytetar, u bëj thirrje dhe nxis të gjitha strukturat shtetërore që të vendosin sa më parë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik. Reagimi sa më i shpejtë ndaj këtij krimi të pashembullt do jetë përgjigja më e mirë që i jepet çdokujt që guxon të prekë një punonjës në krye të detyrës, por edhe mirënjohja për atë që u flijua me vetëmohim teksa kryente këtë detyrë fisnike e aq njerëzore.”- shkruan në mesazhin e tij kreu i shtetit, Bamir Topi.
Mjeku radiolog Fatmir Thaçi, 52-vjeçar, u vra sot paradite me armë zjarri në mjediset e spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa autori u arrestua brenda pak minutash
(s.g/BalkanWeb)