Reagon Rektori i Universitetit të Vlorës
VLORË-Ka reaguar për për grevën e studentëve të Universitetit Ismail Qemali në Vlorë edhe Rektori i këtij universiteti. Sipas Tanush Shaskajt studentët janë përdorur politikisht dhe ndërhyrjet në universitet po cënojnë autonominë e tij. Këtë reagim Rektori Shaskaj e ka bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se nuk po respektohet puna e akademikëve, pasi klane politike janë duke kërcënuar stafin e këtij universiteti. Rektori Shaskaj në reagimin e tij shkon më tej duke akuzuar Ardian Kollozin, kreun e Partisë Demokratike në Vlorë, si nxitës të protestave të studentëve, pasi ky i fundit iu ka premtuar edhe diploma sipas sistemit të vjetër. Tanush Shaskaj në fjalën e tij i ka bërë thirrje edhe një herë studentëve të mos përdoren politikisht. Ndërkohë që studentët e juridikut vazhdojnë të jenë në grevë, në shenjë proteste për diplomat e marra nga Universiteti i Vlorës.
(m.a/BalkanWeb)