E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Lushnjes", tregohen episode te tjera

Tirane- Ngjarje te reja kriminale te kryera nga anetaret e "Bandes se Lushnjes", jane treguar ne seancen e djeshme gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Dy deshmitare te akuzes, kane treguar episode nga rrembimi i Mirko Qirivanit, per gervishtjen e nje makine. Nderkohe po dje, prokuroria lexoi edhe deklarimet e deshmitarit Faslli Koreshi, i cili kishte vdekur pak muaj me pare. Deshmitari i pare i thirrur nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ishte Rasim Nexhi. Ai i ka bere me dije gjykates, se Mirko Qirivanin, nje nga te demtuarit e bandes, e kishte djalin e tezes. Ai ka rrefyer edhe ate cfare i kishte ndodhur te afermit te tij. "Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2002. Kam qene duke dale nga banesa ime ne fshatin Plyk te Lushnjes, per te pire nje kafe. Tek dera kam gjetur Mirko Qirivanin, ne e njohim me emrin Fatmir. Mirko ishte duke vrapuar drejt shtepise. Me tha qe ishte duke e ndjekur nje person, te cilin kur ktheva koken nga cepi i klubit, e dallova qe ishte Ilir Stergu. Ai kishte veshur nje pardesy te gjate. Ne momentin qe e pashe, ai u largua me shpejtesi dhe calonte. Pasi kam pire kafen, jam rikthyer ne banese ku kam gjetur Mirkon. E kam pyetur se perse po e ndiqnin. Me tha qe kerkonin qe ta merrnin peng dhe i kishin marre sendet e tij personale. Gjithcka kishte ndodhur per nje ferkim makine. Kur Mirko doli nga banesa, e pashe qe e mori furgoni i policise", ka deklaruar deshmitari Rasim Nexhi.
Pas deklarimeve te tij avokati Vladimir Mece, i kerkoi prokurorit qe te niste ndjekjen penale si te deshmitarit, por edhe te oficerit te policise gjyqesore qe e kishte marre ate ne pyetje, me 14 qershor te vitit 2006, per deshmi te rreme. Kerkesa e avokatit te Meces u mbeshtet edhe nga kolegu i tij, Selfo Dosti.
Hakmarrja e "Bandes", ndaj Mirko Qirivanit
Deshmitari i dyte qe ka dhene deklarime per te njejtin episod ishte Albert Cela. "Mirko Qirivani ka pasur nje problem ne vitin 2002-2003. Une jam takuar te kthesa e klubit me nje person qe kerkonte rrugen e sakte te fshatit Plyk. Me pyeti per Mirkon. Me tha qe i ka dhene mbesen dhe nuk donte qe t'i vinte papritur tek banesa e tij, prandaj me pyeti "A ndodhet verdalle?". Une iu pergjigja qe e kisha pare ne mengjes, por ne ato momente nuk e dija se ku ndodhej. Me tha qe donte ta takonte patjeter, si dhe me la porosi qe t'i thosha se ishte ne Lushnje, tek nje miku i tij Ilir Stergu", ka treguar deshmitari Cela. Sipas tij, pas nje ore kishte ardhur nje djale me makine ne fshatin Plyk, i cili i kishte thene qe te vinte te pinte kafe me ate qe kishte biseduar per Mirko Qirivanin. "Kam ikur bashke me te tek lokal "Blerimi" ne Lushnje. Ne lokal ishte personi qe takova bashke me Ilir Stergun. Nisi te me tregonte sesi kishin bere gara me makine me Mirko Qirivanin, nga Bulqiza per ne Tirane, ku dhe desh i kishte vrare nipin. Me pyeti se cfare djali ishte dhe une i kam thene, djale shume i mire. Me thane qe do te hakmerreshin. Kur kam takuar Mirkon, e kam vene ne dijeni per kercenimin qe i behej, ndersa ai me tha qe e zgjidhte vete ate pune", ka rrefyer deshmitari Cela. Ai sqaroi trupin gjykues te kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, se personi qe kishte takuar mbante shkop, nderkohe qe nje nga te pandehurit e ketij procesi, Rexhep Ginen, nuk e kishte takuar gjate asaj bisede.

"Rexhep Gina me hodhi ne ere objektin"
Gjate seances se djeshme prokuroria ka lexuar edhe deklarimet e deshmitarit Faslli Koreshi, i cili kishte nderruar jete, pak muaj me pare. Ne deklarimet e tij te dhena me date 3 mars te vitit 2006 dhe 23 shkurt te po atij viti, ai shpjegonte se "ne vitin 1997, ishte duke ndertuar nje lokal, lejen e te cilit e kishte nxjerre ne bashki ne vitin 1994. Me ka ardhur nje dite Rexhep Gina dhe me ka thene qe ta ndertonin ndertesen bashke, ku fitimet e lokalit qe do te ishte ne katin e pare, t'i merrja une, kurse dy katet e tjera t'i administronte ai. Kam refuzuar. Pas kesaj ngjarje, me kane ardhur dhe kercenimet nga Tomorr Gina, i ati i Rexhepit, qe po ndertonte nje lokal ngjitur me mua. Ne nentor te vitit 1997, me kercenuan duke me thene "Ik qe ketej se do te zhdukim!", por une nuk bera asnje veprim. Nisa te ndertoja objektin per te cilin kisha marre lejen e ndertimit. Nje dite gruaja ime, Nexhi Koreshi, pasi ndahet nga mua iken ne banese dhe aty i shkon Meremja, gruaja e Tomorrit dhe e kercenon per dy femijet. Pasi ajo ishte larguar, gruaja me vjen ne lokal dhe me tregon gjithcka. Me pas ne lokal me vjen prape Tomorri dhe me thote: "Shihni se cdo t'ju bej sonte". Ne oren 21:30 isha tek banesa e nje te afermi, nga ku dukej edhe lokali im dhe ai i Tomorrit. Kam pare kater persona, ku mes tyre dallova Rexhep Ginen dhe vellane e tij Mikelin. Ata u futen ne ndertesen e tyre, ku ne dore mbanin nje pako. Me pas vrapuan drejt nje bunkeri. Pas 10 minutash shpertheu ndertesa e lokalit tim. Demi sipas vleresimit te bere nga organet kompetente ishte mbi 10 milione leke", ka shkruar ne deklarimet e tij, i ndjeri Faslli Koreshi.

Te pandehurit
Arben Borici
Ilir Stergu,
Afrim Hoxha
Erion (Niko) Cici
Arjan Alico
Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku)
Rexhep Gina

Akuzat
Te pandehurit e ketij procesi akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per veprat penale te "vrasjes me paramendim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake", si dhe "organizates kriminale". Sipas prokurorise, anetaret e bandes nen udheheqjen e Aldo Bares dhe krahut te djathte te tij, Enver Dondollakut, kane kryer disa vrasje. Ngjarjet ndodhen pas vrasjes se vellait te Bares, Ramadan Shkurti, nga Artur Daja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›